Dy pacientë të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur Klinika Infektive, ku pacientët përpos infektimit me COVID-19 kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese shkruan GazetaShneta.
Gjatë ditës së djeshme, në orët e mbrëmjes ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit, ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit./GazetaShneta/