Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 608 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 71 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit, ka ndërruar jetë vetëm një viktimë si pasojë e virusit korona, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave në Kosovë ka shkuar në 601 shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 199 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.378.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./GazetaShneta/