Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 528 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 62 raste pozitive me covid-19.
Në 24 orët e fundit është raportuar vetëm një viktimë si pasojë e covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./GazetaShneta/