Më shumë se 400 gra kanë marrë rrjetë dhe implante në Skoci, që kur Sekretarja e Shëndetësisë bëri thirrje që përdorimi i tyre të pezullohet në Qershor të vitit 2014. Më shumë se 20,000 gra në Skoci kanë pasur implantet gjatë 20 viteve të fundit, por disa kanë vuajtur nga dhimbjet dhe komplikimet dobësuese. Pra, cila është procedura dhe pse ka shkaktuar probleme për disa pacientë?
Çka janë implantet rrjetë-transvaginale?
Implantet janë pajisje mjekësore që përdoren nga kirurgët për të trajtuar prolapsën e organeve të komblikut dhe mospërmbajtjen në gratë, gjendje që mund të ndodhin zakonisht pas lindjes së fëmijës, transmeton Gazeta Shneta.
Rrjeta, zakonisht e bërë nga polipropileni sintetik, ka për qëllim të riparojë indet e dëmtuara ose të dobësuara.
Implantet janë përdorur gjerësisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Amerikën e Veriut, por në vitin 2014 qeveria skoceze kërkoi një pezullim në përdorimin e tyre nga NHS në Skoci, në pritje të hetimeve të sigurisë.
Ajo ndodhi pasi në një fushatë të femrave që kishin vendosur këtë implant treguan në Holyrood për “efektet anësore” që i kishin vuajtur.
Vitin tjetër, Sekretarja e Shëndetësisë Shona Robison u kërkoi ndjesë grave që kishin mbetur në dhimbje të rënda nga operacionet implantuese të një rrjetë kirurgjikale. Ajo gjithashtu konfirmoi se pezullimi do të vazhdoj.
Cilat janë ndërlikimet e mundshme të implanteve “rrjetë”?
Implantet “rrjetë” janë përdorur me sukses në shumë pjesë të tjera të trupit, por duket se reagojnë ndryshe kur futen në bark.
Një raport nga Administratës Ushqimore dhe të Barnave e SHBA-ve, tregoi se papasi një rrjetë implantohet, është shumë e vështirë – nganjëherë e pamundur – për tahequr.
Disa gra kanë raportuar dhimbje të rënda dhe të vazhdueshme abdominale dhe vaginale pas operacionit, dhe disa kanë thënë se nuk mund të kryejnë marrëdhënie seksuale, si shkak i implantit.
Gratë e tjera kanë përjetuar infeksione dhe gjakderdhje, ndërkohë që shumë prej tyre kanë thënë se simptomat fillestare të mospërmbajtjes nuk ishin përmirësuar nga operacioni.
Pra, pse grave ende janë duke iu dhënë implantet “rrjetë”?
Qeveria skoceze tha se kishte rënë dakord me Bordin e Shëndetit se nëse gratë përjetonin simptoma shumë shqetësuese dhe dëshironin të vazhdonin meimplant, atëherë shërbimi duhej t’iu ofrohej.
Kjo do të bëhet vetëm me pëlqimin e pacientit, pas një shpjegimi të plotë dhe diskutimit të rreziqeve të mundshme.
Një numër i bordeve të shëndetit – duke përfshirë Grampian, Ayrshire dhe Arran, dhe Tayside – kanë ndaluar përdorimin e implanteve rrjetë totalisht.
A janë implantet “rrjetë” e vetmja mundësi?
Trajtimet jo kirurgjikale, duke përfshirë fizioterapinë, u ofrohen në mënyrë rutinore grave që vuajnë nga një prolaps fshikëze.
Megjithatë, në raste më serioze, kirurgjia tradicionale – e cila nuk përdor implant – mund të jetë e domosdoshme.
Por, kirurgjia e tillë ka një normë dështimi prej 20-30%, prandaj shumë femrave u janë ofruar implantet rrjetë si alternativë./Gazeta Shneta/