Në çfarë moshe duhet t’u japim fëmijëve qumësht të lopës?

2017-04-20 në ora 14:03

Foshnjat më të vogla se një vit nuk duhet të përdorin qumësht të lopës, pasi ai nxit aneminë te të vegjlit, paralajmërojnë ekspertët.

Sipas nutricionistëve turk, është a patjetërsueshme që fëmijët të konsumojnë sasi të mëdha të qumështit, pasi ai është i pasur me proteina, kalcium, vitamina dhe fosfor, duke luajtur rol të rëndësishëm në ushqyerje.

Por, ata këshillojnë kundër konsumimit të qumështit të lopës për foshnjat nën një vit, pasi një sasi e caktuar e mineraleve në qumësht parandalojnë absorbimin e vitaminave dhe mineraleve të tjera, përfshirë edhe hekurin.

Bebeve të cilat nuk konsumojnë më qumështin e nënës, mund t’u jepet jogurti në vend të qumështit të lopës, pasi jogurti nuk bllokon konsumin e hekurit në masë të tillë si qumështi. Mungesa e hekurit shkakton lodhje, dobësi dhe humbje të apetitit.