Gjatë shtatzënisë, është pothuajse e pamundur të fleni në bark, dhe njëkohësisht duhet të shmangni fjetjen në shpinë pas tremujorit të parë.
Kur shtriheni në shpinë, pesha e mitrës bën presion në venën që çon gjakun nga trupi yt poshtë në zemrën tënde.
Kjo ngadalëson furnizimin me gjak në placentë, e cila mund të pengojë oksigjenin dhe lëndët ushqyese në rrugën e tyre për tek fëmija tuaj shkruan FitPregnancy, transmeton Gazeta Shneta.
Përpiquni të mbështetni pjesët e ndryshme të trupit tuaj me shumëllojshmëri të jastëkëve. Një jastëk në mes të gjunjëve dhe një tjetër nën ijët tuaja mund të ju ndihmojë të balancoheni dhe ta bëni gjumin më lehtë.
Provoni të flini me një jastëk që mbulon të tërë trupin, duke e vendosur prapa kurrizit ose para jush.
Është i domosdoshëm konsultimi me mjekun!/Gazeta Shneta/