Termi “shtatzëni me rrezik të lartë” sugjeron që për të pasur një shtatzëni dhe lindje të shëndetshme si dhe të suksesshme, nevojitet kujdes shtesë.
Kjo ndodh shpesh nëse vuani nga një sëmundje kronike ose keni faktorë dhe kushte të tjera që mund t’ju fusin në kategorinë e rrezikut të lartë shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Madje është e mundur të filloni një shtatzëni normale dhe të zhvilloni kushte që ju fusin në kategorinë e rrezikut të lartë.
Ka shumë faktorë që mund ta bëjnë një shtatzëni me rrezik të lartë. Nëse keni pasur probleme me një shtatzëni të mëparshme ose keni lindur një fëmijë të parakohshëm, shtatzënia juaj e ardhshme mund të bjerë në kategorinë e rrezikut të lartë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzanisë KLIKO KËTU.
Sidoqoftë, mbani në mend se ka shumë kushte që mund të ndikojnë në një shtatzëni si:
– Çrregullimet e gjakut si sëmundja e qelizave drapërore;
– Sëmundje kronike e veshkave si preeklampsia;
– Depresioni dhe ankthi;
– Presioni i lartë i gjakut (presioni i lartë i gjakut i patrajtuar mund të vonojë rritjen e fëmijës tuaj dhe të çojë në shkëputje të placentës);
– HIV ose AIDS (HIV ose AIDS mund t’i kalojë foshnjës para lindjes);
– Mosha e nënës;
– Obeziteti, sëmundja e tiroides, lupusi si dhe
– Diabeti tip 1 ose 2.
Mbani në mend se zakonet jo të shëndetshme të jetesës mund të ndikojnë gjithashtu në shtatzëni.
Pirja e duhanit, konsumi i tepërt i alkoolit dhe përdorimi i paligjshëm i ilaçeve do të rrisin rrezikun e problemeve të shtatzënisë. /Gazeta Shneta/