Në cilin muaj mund të prekët fëmija juaj nga virusi ‘Zika’?

2017-04-27 në ora 20:07

Sipas një studimi të kohëve të fundit, virusi Zika vjen me efekte anësore të rrezikshme pa marrë parasysh se çfarë faze të shtatzënisë ju jeni kur prekët fëmija.

Deri tani jemi të gjithë të vetëdijshëm se sa i rrezikshëm mund të jetë virusi Zika nëse infekton një grua shtatzënë. Virusi ka qenë i lidhur me mikrocefali, një çrregullim që shkakton lindjen e një fëmije me një kokë të parregullt.

Gjithashtu mund të transmetohet seksualisht, kështu që gratë që kanë partnerë meshkuj që kanë qenë në një zonë të infektuar duhet të shmangin seksin e pambrojtur gjatë shtatëzanisë.

Ka pasur spekulime se Zika mund të jetë më e rrezikshme për gratë që janë në tremujorët e parë të tyre, një periudhë e zhvillimit esencial për fetusin, por sipas një studimi të kohëve të fundit, virusi duhet të shmanget me çdo kusht gjatë gjithë kohëzgjatjes së shtatzënisë.

Sipas studiuesve, dy foshnje të nënave që ishin infektuar vdiqën pak para se të kishin lindur. Hulumtuesit gjithashtu gjetën një mori defekte të tjera që mund të vijnë së bashku me virusin.
Testet laboratorike zbuluan se virusi mund të depërtoj direkt në zhvillimin e qelizave të trurit. Megjithëse virusi dikur ishte i butë, shkencëtarët kanë arsye të besojnë se, për gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre, efektet mund të jenë shkatërruese, madje fatale.

“Pavarësisht simptomave të lehta klinike, infeksioni i virusit Zika gjatë shtatzënisë duket se lidhet me rezultate të rënda, përfshirë vdekjen e fetusit, pamjaftueshmërinë e placentës, kufizimin e rritjes së fetusit dhe dëmtimin e sistemit nervor qëndror”, shkruan hulumtuesit në raportin e tyre, i cili u botua në gazetën e mjeksisë të Britanisë së Madhe.

“Ne pamë probleme me fetusin ose shtatzëninë në javën e tetë, njëzet e dytë, njëzet e pestë dhe në javën e tridhjet e pestë”, tha Karin Nielsen, M.D., i cili ndihmoi në organizimin e studimit.

“Edhe nëse fetusi nuk ndikohet, virusi duket se dëmton placentën, gjë që mund të çojë në vdekjen e fetusit”, tha Nielsen.

Është shumë e rëndësishme që nëse keni qenë i infektuar, keni udhëtuar në një nga zonat që janë goditur me mikrocefali ose keni qenë seksualisht aktive me dikë që ka vizituar një nga këto vende, të flisni me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/