Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë po trajtohen 18 pacientë të infektuar me COVID-19.
Gjatë ditës së sotme, sipas raportit nga ekipa kujdestare, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë të hospitalizuar 42 pacientë shkruan GazetaShneta.
Sipas raportit, 18 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, prej tyre 9 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohë. Në pritje të rezultateve janë 24 pacientë.
Stafi mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë apelon tek qytetarët ruajtjen e shëndetit duke respektuar masat mbrojtëse./GazetaShneta/