Tani ka më pak se 1,000 pacientë me Covid-19 që marrin frymë me ndihmën e ventilatorëve në Gjermani.
Të dhënat nga Shoqata Ndërdisiplinare e Gjermanisë për Mjekësinë Intensive dhe Urgjente tregojnë se 1,353 pacientë me Covid-19 aktualisht janë në shtretër të kujdesit intensiv dhe prej tyre, 924 janë në ventilatorë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ruajtja e kapaciteteve të mjaftueshme të kujdesit intensiv është gur themeli i strategjisë së Gjermanisë për të luftuar sëmundjen.
Gjermania ka 32,466 shtretër të kujdesit intensiv për të trajtuar pacientët me Covid-19 dhe aktualisht ka 15,000 raste aktive, thonë autoritetet në vend./GazetaShneta/