Në Gjinekologji dje kanë lindur 35 fëmijë, ja sa djem e sa vajza

2017-03-31 në ora 08:49

Në klinikën Obstetrike Gjinekologjike të QKUK-së, gjatë ditës së djeshme kanë lindur 35 fëmijë, krahasuar me dy ditë më parë që ishte një numër më i vogël, përcjell Gazeta Shneta.

Dje, 17 gra janë bërë nëna për herë të parë.

Prej këtyre lindjeve, erdhën në jetë 19 djem dhe 16 vajza.

Në klinikën Gjinekologjike, 26 prej lindjeve u bënë në mënyrë natyrale, ndërkaq 9 prej tyre ishin lindje në mënyrë cezariane. /Gazeta Shneta/