Në Klinikën Infektive në QKUK janë të hospitalizuar gjithsej 52 pacientë të prekur nga koronavirusi Covid-19.
Drejtoresha e Klinikës Dr. Lindita Ajazi-Berisha, ka dhënë për Gazetën Shneta raportin e fundit mbi gjendjen e tyre.
“Gjithsej 52 pacientë i kemi të shtrirë me Covid-19, shtatë prej tyre janë me oksigjeno terapi. Tre pacientë janë në intensiv ndërsa dy prej tyre janë të intubuar dhe në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Ajazi-Berisha.
Kujtojmë se sot ka ndërruar jetë një grua 39-vjeçare nga Istogu e cila ishte operuar dje në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe më pas ishte konfirmuar pozitive me koronavirus.
Deri më tani në Kosovë janë shënuar të paktën tetë viktima të infektuar me Covid-19, dhe janë konfirmuar pozitiv 362 persona. /Gazeta Shneta/