Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar gjithsej 11 pacientë të infektuar me Covid-19, ndërsa prej tyre dy janë në gjendje më të rëndë.
Këto të dhëna i ka treguar drejtoresha e Klinikës, Dr. Lindita Ajazi-Berisha, e cila thënë se dy pacientë po trajtohen në mjekimin intensiv.
“Në Klinikën infektive janë 11 raste që janë pozitiv me COVID-19. Prej këtyre 11 rasteve, 5 janë me oksigjeno-terapi. 3 raste të tjera janë në pritje të rezultateve. Dy raste të cilat janë negativ, po e vazhdojnë mjekimin. Në mjekimin intensive, janë dy raste, njëra është pozitiv me COVID-19 dhe po trajtohet me oksigjeno-terapi, ndërsa është edhe një rast i cili është shëruar nga COVID-19, por po vazhdon të trajtohet pasi është në gjendje të rëndë për shkak të sëmundjeve tjera”, ka thënë Berisha për telegrafin.
Ndryshe, rastet e para me COVID-19 në Kosovë, u shënuan më 13 mars. Nga ajo datë deri më 4 qershor janë evidentuar 1.147 raste me këtë virus me gjithsejtë 30 viktima. Ndërsa 874 pacientë janë shëruar.