Në Klinikën Infektive në QKUK janë të hospitalizuar 28 pacientë të prekur nga koronavirusi.
Infektologu Prof. Dr. Salih Ahmeti ka treguar për Gazetën Shneta për gjendjen shëndetësore të pacientëve.
“Aktualisht janë të hospitalizuar 28 pacientë, shtatë prej tyre janë me terapi me oksigjen. Gjendja e tyre është stabile për momentin”, ka deklaruar Ahmeti.
Ai ka konfirmuar se njëri nga pacientët ka qenë me insuficiencë renale, por tani është përmirësuar gjendja e tij.
Kujtojmë se në Kosovë janë të prekur nga koronavirusi 63 persona. Gjatë ditës së sotme pritet të dalin rezultate të tjera. /Gazeta Shneta/