Në Klinikën Infektive po trajtohen 47 pacientë me koronavirus Covid-19, ku pesë prej tyre janë me oksigjenotreapi dhe dy në gjendje të rëndë në intensivë në ventilim mekanik.
“Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 06/04/2020, gjinden të hospitalizuar gjithsej 55 pacientë. Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 47 raste, jemi në pritje të rezultateve për 2 raste si dhe janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19, gjithsej 6 raste”, transmeton Gazeta Shneta.
“Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon: nga 47 raste të infektuar me Covid 19, 40 raste janë në gjendje stabile, 5 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa në mjekimin intensiv janë në gjendje të rëndë dhe në ventilim mekanik dy paciente”, thuhet në njoftimin e klinikës.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk kemi asnjë rast të infeksionit brendaspitalor, përveç 4 infermieret e infektuara të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë ndërsa njera është e vetizoluar në shtëpi”, thuhet në njoftim.
Klinika sot ka njoftuar poashtu se janë shënuar dy viktima nga koronavirusi. /Gazeta Shneta/