Në Klinikën Infektive në QKUK janë të hospitalizuar 62 pacientë, ku 58 prej tyre janë të prekur nga koronavirusi.
Klinika ka njoftuar se 46 pacientë janë në gjendje stabile, 11 janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa një pacient është në gjendje kritike, shkruan Gazeta Shneta.
“Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq klinika ka bërë të ditur se sot do të lirohen 4 pacientë të shëruar nga koronavirusi, ndërsa nuk ka raste të reja të infeksionit brendaspitalor. /Gazeta Shneta/