Në Japoni burrat po mbesin shtatzënë! (Video)

2017-03-22 në ora 20:15

Një nismë e pazakontë është ndërmarrë nga një grup politikanësh në Japoni.

Ata kanë vendosur në trupin e tyre gjinj fals dhe një bark me peshë 16 kilogramë, duke e vendosur veten në rolin e një gruaje shtatzënë.

Nisma e tyre bëhet për të kuptuar rëndësinë dhe vështirësinë e punës së papaguar që bëjnë gratë dhe vajzat në familje, por edhe për të inkurajuar përfshirjen më të madhe të djemve dhe burrave në punët e familjes.

Video që gjeni më poshtë është vërtetë mbresëlënëse dhe me siguri që do t`ju pëlqej shumë vajzave dhe grave.