Justin Trudeadu, kryeministri kanadez, pritet të njoftoj më 10 prill legjislacionin për përdorimin e marihuanës në gjithë vendin, transmeton Gazeta Shneta.
Marihuana mund të blihet vetëm nga personat mbi 18 vjet, ndërkaq qeveria do të mund të vendos për çmimin e saj, dhe të vendosë se si të shitet.
Aktualisht në Kanada, marihuana përdoret për receta mjekësore, prandaj është parë se është e nevojshme edhe për shëndetin.
Me këtë rast, Kanada do të bëhet vendi më i madh ndërkombëtarë që do t’i jap fund marihuanës vetëm për rekreacion.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qeveria dhe gjithë kanadezët që të kenë një përgjegjësi më të madhe e jo vetëm kufizimin e moshës.
Në marihuanë, ka të paktën dy kimikate aktive që janë të përdorshme në medicinë. Ato janë cannabidiol (CBD) dhe tetrahydrocannabinol (THC), të cilat lehtësojnë shumë dhimbje.
Marihuana, përdoret edhe për trajtimin e parandalimit të glukomës së syrit, e cila rrit presionin në kokërdhokun e syrit, kështu duke dëmtuar nervin optik duke shkaktuar humbjen e vizionit.
Përdorimi i marihuanës, gjithashtu mund të parandalojë krizat epileptike.
CBD, mund të ndihmojë gjithashtu edhe në parandalimin e përhapjes së kancerit. /Gazeta Shneta/