Në këtë formë ju mund t’a mbështesni partneren tuaj në tremujorin e fundit të shtatzënisë

2021-10-16 në ora 15:58

Deri më tani është diskutuar shumë rreth shtatzënisë dhe shëndetit të gruas dhe të foshnjes. Mirëpo, këtë herë do të kuptoni më shumë në lidhje me rolin e partnerit/babait gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.

Natyrisht se, roli i partnerit nuk është thjeshtë të prodhojë spermë për të fekonduar vezën. Roli i tij duhet të përfshihet edhe gjatë shtatzënisë së gruas, e cila është tejet e rëndësishtme shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Mbështetja emocionale dhe fizike që partneri i dhuron gruas shtatzënë mund të bëj ndryshime të mëdha në zhvillimin e një shtatzënie të shëndetëshme si për nënën ashtu edhe për foshnjen.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar KËTU

Shumë gra shtatzëna që kanë partnerë mbështetës ndihen më të sigurta dhe të përgaditura për ardhjen në jetë të foshnjes.

Por, si mund ta mbështesni partneren tuaj gjatë shtatzënisë?

Tremujori i tretë i shtatzënisë

Kjo është periudha kur partnerja juaj ka më së shumti nevojë për ju.

Meqenëse, periudha e lindjes po afrohet, ajo kërkon nga ju më shumë mbështetje fizike dhe emocionale.

Periudha pas lindjes është një kohë shumë intensive dhe emocionale në jetën e një gruaje. Për këtë arsyje, informohuni më shumë në lidhje me ndryshimet dhe përgjegjësitë e së ardhmes.

Në anën tjetër, sigurohuni se canta e lindjes është gati, dhe poashtu edhe ju jeni gati emocionalisht të përballeni me një ndryshim të madh jetësor./Gazeta Shneta/