Në disa raste atë nuk duhet ta konsumoni
Ajo është ndër pijet më të preferuara në botë dhe për shumë njerëz është e paimagjinueshme që të mos nisin ditën pa e pirë një kafe.
Një numër i madh studimeve tregojnë se sasia e madhe e konsumuar e kafes është e lidhur me uljen e rrezikut nga demenca dhe kanceri.
Megjithatë, ekzistojnë edhe disa efekte më pak të mira, përkatësisht situata të cilave duhet shmangur, ose të paktën të zvogëlohet konsumimi i kafesë.
Pas një nate pa gjumë- Gjumi i pakët ndikon në aftësitë tuaja të mentalitetit, të cilat as sasia më e madhe e kafeinës nuk mund t’i riparojë. Nëse nuk mund të flini të paktën shtatë orë gjatë natës, atëherë është e këshillueshme që t’i shmangeni kafes.
Si të zgjoheni- Pirja e kafesë në ora shtatë të mëngjesit nuk do të ndikojë në nivelin e energjisë suaj. Arsye e kësaj është fakti se hormonet tuaja të stresit janë në nivelin më të lartë në momentin e zgjimit.