Në disa spitale, operacioni cezarian nuk jepet tek çdo femër që dëshiron të lind në këtë mënyrë, por vetëm nëse ka ndonjë problem dhe duhet me prerje.
Këto janë spitalet e Oksfordit që do të lejojnë procedurën vetëm për arsye mjekësore.
Kjo nënkupton që gratë duhet të udhëtojnë disa kilometra më shumë për të shkuar në atë spital që ofron këtë shërbim, transmeton Gazeta Shneta.
Ky vendim shkon kundër udhëzimeve të mbikëqyrsëve shëndetësor të NHS.
Dr. Veronica tha se një operacion cezarian nuk është treguar se ka pasoja serioze klinike për një grua dhe fëmijën e saj.
Operacionet cezariane kanë një disavantazh për shkak se shërohen më ngadalë, në krahasim me lindjen natyrale.
Plaga po ashtu mund të shkaktojë dhimbje të forta dhe disa gra mund të jenë në spital për tre ose katër ditë./Gazeta Shneta/