Në Kinë kanë vdekur 97 persona nga koronavirusi gjatë ditës së diel, duke shënuar kështu rekord vdekjesh nga kjo sëmundje, duke çuar numrin në total mbi 908 viktima.
Sipas të dhënave zyrtare tanimë është tejkaluar edhe numri i vdekjeve nga virusi SARS në vitin 2002-2003, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Numri i të prekurve nga sëmundje zyrtarisht ka arritur mbi 40 mijë veta. Vetëm në 24 orët e fundit numri i të sëmurëve ka qenë 3 mijë e 62 pacientë në Kinë.
Një shtetas amerikan ka vdekur nga koronavirusi në Ëuhan të Kinës, ndërsa deri më tani janë regjistruar dy vdekje jashtë Kinës, një në Hong Kong dhe një në Filipine.
Shumë mjekë dhe hulumtues të mjekësisë po besojnë se numri i vdekjeve dhe të infekturave nga koronavirusi është shumë më i madh sesa është njoftuar zyrtarisht. /Gazeta Shneta/