Dr. Pleurat Sejdiu gjatë ditës së djeshme është zgjedhur kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës.
Kolegët e tij nga reparti i Traumatologjisë në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, e kanë uruar Sejdiun në një mënyrë të veçantë.
Ata kishin përgatitur një tortë në formë të mantelit të bardhë të mjekut me mbishkrimin: Për Kryetarin e Odës së Mjekëve nga reparti i Traumatologjisë.
Sejdiu u zgjedh kryetar në Kuvendin e mbajtur dje, pas zgjedhjeve të 1 dhjetorit të organizuara nga OMK.
Por kjo nuk ishte torta e vetme që mjekët e këtij reparti e prenë këtë mëngjes.
Atyre iu erdhi edhe një tortë tjetër nga një pacientë, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për stafin dhe Dr. Xhavit Gashin. /Gazeta Shneta/