Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se aktualisht janë të hospitalizuar 12 pacientë të konfirmuar pozitiv me Covid-19, ndërsa tetë prej tyre janë në Klinikën Infektive
Bazuar në raportet e datës 29 nëntor nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 12 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 23 të tjerë post-covid, pra pasi kanë kaluar Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient