Prindërit e foshnjës shtatë muajshe janë duke sfiduar doktorët në një gjykatë për ta mbajtur të gjallë beben e tyre duke pretenduar në të drejtën e tyre për të vendosur.
Djali i Connie Yates dhe Chris Gard aktualisht është duke marr trajtim 24 orësh në spitalin e Londrës ‘Great Ormond Street’, pasi është i prekur nga një çrregullim i rrallë gjenetik, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Duke mos pasur asnjë shans të shërimit të tij, mjekët e spitalit besojnë se Charlie duhet të lejohet të vdes.
Por prindërit thonë se sipas studimeve amerikane, fëmija mund të shpëtojë.
“Ai mund të lëvizë gojën e tij dhe duart. Poashtu mund t’i hap sytë dhe të na shoh”, kanë deklaruar ata për BBC.
“Nuk besojmë se është i sëmurë aq shumë”.
“Ne vetëm duam të kemi shansin tonë. Ndoshta nuk do të shërohet plotësisht, por mund të mbahet i gjallë”, kanë thënë prindërit, duke deklaruar se do të luftojnë deri në fund.
Charlie është i prekur nga një sindromë që vetëm 16 njerëz në botë e kanë. Sëmundja shkakton dobësim progresiv të muskujve.
Zëdhënësi i spitalit e ka përshkruar si mjaft të vështirë për ta lënë Charlin të vdes, por ka thënë se besojnë se kjo është gjëja më e mirë për të.
Duke klikuar KËTU mund ta ndiqni videon. /Gazeta Shneta/