Në Maqedoni shënohet Dita botërore e gjumit

2017-03-17 në ora 07:30

Sot në Maqedoni do të shënohet Dita botërore e gjumit prej ku do të dërgohet mesazh deri te qytetarët që të kenë gjumë cilësor në qoftë se dëshirojnë të jenë të shëndetshëm, njofton AIM,transmeton Gazeta Shneta.

Persona profesionistë do të flasin për pagjumësi si dukuri në rritje e cila rrezikon shëndetin e njerëzve, kurse do të prezantohen të dhëna konkrete të cilat flasin për sëmundjet e lidhura me këtë dukuri shëndetësore e cila është mjaft e shpeshtuar.

Dita Botërore e Gjumit, ka për qëllim të tërheqë vëmendjen mbi fuqinë ripërtëritëse dhe të shëndetshme të gjumit dhe pushimit, konsideruar si “ilaçi më i mirë i natyrës”.

Në anën tjetër problemet me gjumin, në fakt, mund te çojnë në çrregullime të sferës psikologjike, si ne ankth dhe depresion. /Gazeta Shneta/