Në mëngjes pini një gotë ujë të ngrohtë

2017-02-06 në ora 22:30

Në vend të kafes së mëngjesit, mjekët rekomandojnë ritualin i cili përmirëson shëndetin.

Shumica e njerëzve mëngjesin e fillojnë me një filxhan kafe të ngrohtë apo me çaj për të freskuar trupin pas ngritjes nga krevati, ndërkaq para këtij racioni shumica pinë edhe një gotë ujë në mënyrë që organizmi t’i punojë mirë gjatë ditës.
Ky ritual mëngjesi – që me një gotë ujë të filloni ditën – duhet gjithsesi të praktikohet, por në vend të ujit të ftohtë, ekspertët këshillojnë të pini një gotë ujë të ngrohtë.

Pavarësisht temperaturës, pirja e ujit ka ndikim pozitiv në shëndetin e përgjithshëm:
Ndihmon tretjen: një gotë ujë i vakët në mëngjes ndihmon trupin që të largojë toksinat. Uji i vakët ndihmon në funksionimin sa më mirë të sistemit tretës dhe mënjanon yndyrnat e depozituara në trup.

Përmirëson qarkullimin e gjakut: në rastet kur e nisni ditën me një gotë ujë të vakët do të ndihmojë në eliminimin e depozitave yndyrore të akumuluara në trup. Uji do të heqë të gjitha toksina e ndodhura në trup dhe do të rrisë qarkullimin e gjakut. Muskujt do të ndihen më të relaksuar dhe do të keni më shumë energji.
Lehtëson dhimbjet: uji i vakët do t’ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve te kokës dhe dhimbjeve nga menstruacionet. Uji i ngrohtë ka efekt qetësues për dhimbjet e barkut gjithashtu.

Ndihmon në rënien në peshë: uji i vakët rrit temperaturën e trupit, gjë e cila çon në rritjen e normës metabolike. Kjo i lejon trupit djegien e më shumë kalorive dhe gjithashtu ndihmon traktin gastrointestinal dhe veshkat për të funksionuar më mirë. Pirja e një gote uji të ngrohtë me limon do të reduktojë yndyrën e tepërt në trup dhe gjithashtu do të largojë urinë për shkak të fibrave që përmban limoni.

Ngadalëson plakjen e parakohshme: Plakja e parakohshme është mankth i çdo gruaje, por kjo mund të parandalohet nëse e nisni ditën me një gote uji të ngrohtë me limon. Prania e toksinave në trup mund të çojë në plakjen e parakohshme dhe uji i ngrohtë i pastron këto toksina rrit elasticitetin e lëkurës.

Lehtëson kapsllëkun: ndihmon në problemet e stomakut dhe lëvizjen e zorrëve.