Shpërthimi i zjarrit në Spitalin e Tetovës dyshohet se ka lënë të vdekur 10 persona.
Mediat në Maqedoninë Veriore raportojnë se dyshohet për të paktën 10 të vdekur nga shpërthimi i zjarrit në qendrën Covid të Spitalit të Tetovës.
Sipas raportimeve, dyshohet se në mesin e të vdekurve ka edhe staf mjekësor. Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihen trupat e vdekur të vendosur në shtretër të djegur jashtë objektit spitalor.
Autoritet po iu dalin në ndihmë të lënduarve të cilët po dërgohen me urgjencë në Spitalin e Shkupit. Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit. /Gazeta Shneta/