Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pacientët dhe stafi mjekësor po vazhdojnë të përballen me mungesë të karrocave.
Ndonëse para rreth dy muajsh organizata Handikos dhuroi 40 karroca për pacientë, këta të fundit kanë gjetur një zgjidhje tjetër, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta Shneta ka siguruar një fotografi nga klinika e Emergjencës ku familjarët shihen duke e bartur me shtrat një paciente të lënduar në këmbë.
Shfrytëzimi i shtratit në vend të karrocës ka shkaktuar tollovi në korridor për shkak të mbingarkesës nga pacientë e familjar të shumtë.
Familjarët detyrohen shpeshherë të shkojnë edhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente që të marrin karroca për bartjen e pacientëve. /Gazeta Shneta/