Qentë endacakë janë shndërruar në problem të madh për punëtorët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Për një kohë të shkurtër, aty u sulmuan disa ortopedë që po kujdestaronin nga qentë që gjindeshin mes Klinikës së Ortopedisë dhe Emergjencës, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërsa në Podujevë qentë kanë ‘avancuar’. Ata janë parë brenda Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Këtë e dëshmon videoja e postuar nga një qytetar.
https://www.facebook.com/mentor.llugaliu/videos/10220570071937319/