Drejtori për shëndetësi në komunën e Prishtinës Dr. Bujar Gashi ka treguar se nga sot do të nis kryerja e testeve serologjike në kryeqytet.
Gashi ka thënë se kanë staf të mjaftueshëm për të bërë këto testime, si dhe posedojnë aparaturat e nevojshme.
“Aparatura është automatike. Testimi do të bëhet brenda 30 minutave. Teste serologjike dallojnë nga ‘Real Time PCR’ Ajo metodë që e bën ISHKK bëhet me marrjen e mostrës dhe identifikimin e virusit, kurse testimet serologjike janë, gjetja e antitrupave ndaj virusit”, ka thënë Gashi në klankosova.
Ai ka sqaruar se testet serologjike japin rezultat për imunoglobulinën IgA, IgM dhe IgG. Nëse detektohet e para, atëherë tregohen se sëmundja është në fazën e parë. IgM tregon se sëmundja është në fazën e fundit, ndërsa detektimi i IgG tregon se organizimi ka kaluar sëmundjen dhe përmban antitrupat.
Gashi ka thënë se do të rriten kapacitet për testim brenda ditëve në vazhdim pasi kërkesat janë të mëdha që nga tani.
“Janë 10 mijë e 800 teste të kontraktua por do të furnizohemi në ditët në vijim. Teste do të ketë mjaftueshëm”, ka thënë Gashi.
Gashi është shprehur se Prishtina është më e prekura nga komunat me të infektuar për shkak të numrit më të madh ta banorëve. /Gazeta Shneta/