Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK një pacient është pranuar por nuk ka shtrat të lirë për të në dhoma.
Pacienti është hospitalizuar në pritoret e klinikës në korridor, madje i është vendosur edhe oksigjeni.
Nuk dihet pse nuk i është bërë një zgjidhje në ndonjë nga klinika tjera këtij rasti, por në QKUK në 24 orët e fundit janë duke u trajtuar 270 pacientë prej të cilëve 187 me oksigjenoterapi. /Gazeta Shneta/