Në QKUK dhe spitale rajonale për 9 muaj u realizuan mbi 30 mijë operacione

2018-11-12 në ora 19:30

Në institucionet shëndetësore në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, për nëntë muaj janë realizuar mbi 30 mijë operacione.

Nga janari deri në shtator vetëm në Qendrën Klinike Universitare janë kryer 16 mijë e 878 ndërhyrje tek pacientët, shkruan Gazeta Shneta.

Ndërkaq mjekët në shtatë spitalet e përgjithshme nëpër komunat e Kosovës, kanë realizuar 13 mijë e 561 operacione. /Gazeta Shneta/