Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po punësohen mjekët për shkak që të shuhen zërat reagues të tyre, ndërsa ka mungesë të motrave medicinale të cilat janë të mbingarkuara me punë.
Kështu po konsideron profesoresha në Fakultetin e Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, shkruan Gazeta Shneta.
Ajo thotë se nëpër klinikat e QKUK-së janë të punësuar një mjek për dy pacientë, derisa ka raste kur një mjek punon edhe për 0.5 pacientë të shtrirë.
“Shqetesuese se sa e papergjegjshme eshte kjo klase politike. Ne QKUK ishin pranuar 195 mjeke perderisa ne shumicen e klinikave per dy paciente te shtrire punon nje mjek e ka bile edhe raste kur per 0.5 paciente te shtrire eshte i punesuar nje mjek”, ka shkruar Latifi-Pupovci në facebook.
“Pra, ka te punesuar mjeke shume me shume se qe ka nevoje ndersa ka mungese per staf te mesem e te ulet”, ka shtuar ajo.
Profesoresha ka theksuar edhe një fakt për klinikat ku familjarët detyrohen t’i bartin vet pacientët pasi nuk ka personel ndihmës.
“Ne QKUK jane motrat ato qe vrapojne e nuk ndalen”, ka deklaruar Latifi-Pupovci.
Sipas saj, mjekët po punësohen vetëm për t’ua ulur zërin dhe për të mos u dhënë arsye të reagojnë, pasi janë më të fuqishëm sesa motrat dhe infermieret.
“Pra, ne QKUK punesohen mjeke pa marre parasyshe nevojat per mjeke me te vetmin qellim – te shuajne zerat reagues te cllet priten te jene me te fuqishem nga mjeket se sa motrat e infermieret e papune e motrat e infermieret e punesuar e te sterngarkuar”, konsideron profesoresha.
“E dhimbshme se si po menaxhohet paraja publike e si po luhet me kete popull. P.S. Jam idhatre e punesimit te secilit te diplomuar e sidomos mjek, ish studente te mi por jo pa analize te nevojave dhe pa patur qellim permiresimin e cilesise se sherbimeve shendetesore”, ka përfunduar ajo. /Gazeta Shneta/