Ngjyra, aroma dhe qëndrueshmëria e urinës mund të tregojnë atë se çfarë po ndodh në trupin tuaj.
Më poshtë gjenden disa shenja paralajmëruese në lidhje me urinën, transmeton Gazeta Shneta.
Urina ka një aromë të ëmbël
“Shija e ëmbël e urinës është shpesh një shenjë e rëndësishme për diagnostifikimin e diabetit.”, thotë Holly Philips, M.D një specialiste në shëndetin e grave dhe kontribuese mjekësore për CBS 2 News në Nju Jork.
Vini re turbullirë
Turbullira në urinën tuaj është një tregues i infeksionit të traktit urinar. “Turbullira vjen nga sekretimi i baktereve dhe leukociteve, qeliza këto që luftojnë infeksionin urinar.”, thotë Philips.
Ka ngjyrë të kuqe ose të kuqërremtë
Ngjyra gjithashtu mund të tregojë praninë e gjakut në shijen tuaj – jo një shenjë emirë. Kjo është një simptomë e infeksioneve urinare, gurëve në veshkë, ose në raste të rralla madje edhe të kancerit të fshikëzës ose të veshkave, sipas Phillips.
Specialistja rekomandon që t’i përkushtoni vëmendje të madhe këtyre shenjave, me qëllim që t’i trajtoni sa më shpejtë këto sëmundje./Gazeta Shneta/