IKSHPK ka njoftuar se nga 459 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 78 raste të reja me covid-19.
Në 24 orët e fundit, 190 pacientë janë shëruar, kurse 9 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë, në rezultatet e fundit është vërejtur një ulje e rasteve pozitive në komuna.
Këtë herë, Prishtina regjistroi 29 raste të reja.Në krahasim me komunat tjera, vazhdon të dominoj si komuna me më shumë raste pozitive.
Tutje kemi komunat tjera si komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe komuna Suharekë 2 raste.
Aktualisht, vendi ynë ka 13,791 të infektuar, 548 viktima dhe 10,113 të shëruar./GazetaShneta/