Spitalet amerikane së shpejti do të fillojnë të raportojnë numrin e pacientëve të prekur nga gripi sezonal, thanë të martën zyrtarët.
Spitalet aktualisht janë duke raportuar vetëm raste pozitive dhe të dyshuara për covid-19, ndërsa tani do të fillojnë të raportojnë për numrin e pacientëve të prekur nga gripi sezonal shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Fatkeqësisht, tani SHBA po përballet me covid-19 dhe gripin sezonal të cilat po qarkullojnë në të njejtën kohë.
Për këtë arsyje, mbledhja e informacioneve në lidhje me gripin do të ndihmojë më shumë zyrtarët të e menaxhojnë këtë situatë, tha Drejtori i CDC-së, Dr.Robert Redfield.
“Këto të dhëna do të japin një pasqyrë të plotë të asaj se çfarë po ndodh në spitale”, tha Redfield./GazetaShneta/