Në Shqipëri është regjistruar viktima e dytë nga koronavirusi Covid-19, pasi sot ndërroi jetë një pacient 66-vjeçar.
“Ka ndërruar jetë pacienti 66 vjecar në Infektivë i cili vuante nga insuficienca kardiake, renale dhe edem pulmonare. Ai ka qenë I intubuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka deklaruar zëdhënësja e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini, shkruan Gazeta Shneta.
Ajo ka njoftuar se në në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona, 4 prej të cilëve kanë rezultuar pozitive, tre prej tyre raste kontakti dhe një rast i ri 63 vjecar i cili po trajtohet në mjekimin intensiv.
Në total në Shqipëri deri më tani janë testuar 665 të dyshuar, nga të cilët 59 pozitiv kanë rezultuar pozitiv. /Gazeta Shneta/