Në spitalet publike vitin e kaluar kanë lindur 23 mijë e 261 fëmijë

2017-02-28 në ora 11:41

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në shtatë spitalet e përgjithshme të Kosovës, nën menaxhim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKU) gjatë vitit 2016 janë kryer 23 mijë e 261 lindje.

Vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK janë kryer 10 mijë e 47 lindje, që është në rritje për 406 lindje më shumë, krahasuar me vitin 2015.

Nga numri total i lindjeve në QKUK, 3381 kanë qenë me operacion.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 2171, në Spitalin e Prizrenit 3619 lindje, në atë të Gjilanit  1852 lindje, në Spitalin e Ferizajt, 1644 lindje, në Spitalin e Mitrovicës, 1607 lindje, në Spitalin e Gjakovës 2116 lindje, kurse në Spitalin e Vushtrrisë 205 lindje ( numër i kufizuar meqë Spitali gjatë vitit 2016, ishte në renovim dhe shërbimet ofroheshin tek Spitali i Mitrovicës)”, bëhet e ditur në njoftim.