Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës po trajtohen gjithsej 43 pacientë për koronavirus.
Në raportin e orës 08:00 të spitalit, bëhet e ditur se 23 pacientë janë të konfirmuar pozitiv, nëntë janë duke pritur rezultatet ndërsa 11 të tjerë do të testohen.
Mjekët në këtë spital po i trajtojnë 25 pacientë me oksigjeno terapi, ndërsa pesë pacientë të tjerë janë në gjendje më të rëndë me CPAP maskë.
Spitali iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Covid-19. /Gazeta Shneta/