Në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda” janë të hospitalizuar gjithsej 52 pacientë të cilët po trajtohen për Covid-19.
Spitali ka njoftuar se 28 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, ndërsa pesë prej tyre janë me CPAP maskë, shkruan Gazeta Shneta.
Spitali ka njoftuar poashtu se gjashtë mjekë, 16 infermiere dhe 2 staf mbështetës janë të infektuar aktiv me koronavirus.
Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 24.08.2020 ora 8 është:
52 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
43 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 Pozitiv,
9 pacientë do të testohen
28 pacientë me oksigjeno terapi,
5 pacientë janë në CPAP maske.
Covid pozitiv aktiv janë: 6 mjekë,16 infermiere dhe 2 stafe mbështetës.
Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!