Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë duke u trajtuar aktualisht 49 pacientë të sëmurë me Covid-19.
Spitali ka njoftuar se 32 pacientë janë duke u mbështetur me oksigjeno terapi, dhe pesë të tjerë janë në gjendje më të rëndë me CPAP maskë.
“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”, thuhet në njoftimin e spitalit. /Gazeta Shneta/