Vendosja e protezës në këmbë është operacioni i pari i këtij lloji që është kryer në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.
Në njoftimin e spitalit, thuhet se kjo është bërë e mundur pas pranimit të dy mjekëve specialistë të ortopedisë.
“Pas operacionit, janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se Operimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti është në gjendje të mire shëndetësore”, është bërë e ditur në njoftim.
Në ekipin e mjekëve kanë marrë pjesë:
Dg: GONARTHROIS LAT. SIN.
Op: IMPLANTATION ENDOPROTHESIS TOTALIS GENI LAT. SIN. CUM CEMENTUM
Ortoped: Dr. Afrim Gucati, Dr. Amir Veseli si dhe Dr. Arben Bajraktari
Instrumentare dhe ndihmëse: Ferdane Emini, Nurxhihan Çuni dhe Fidane Brahimi
Anesteziolog: Dr.Imer Sejdiu
Teknik Anestezioni: Afije Istrefi dhe Sadete Istogu.
Poashtu ky spital ka njoftuar se shërbimi i ortopedisë tashmë ka filluar me punë 24 orëshe. /Gazeta Shneta/