Në Spitalin e Pejës 132 pacientë me Covid, shumica prej tyre po trajtohen me oksigjen

2021-09-15 në ora 09:40

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë ditës së sotme janë regjistruar 132 pacientë të sëmurë me Covid-19.

Spitali ka njoftuar se shumica e tyre janë duke u trajtuar me oksigjeno-treapi. Gjithsej 113 pacientë kanë nevojë për mbështetje me oksigjen medicinal.

Ndërsa 28 pacientë janë në gjendje të rëndë ku prej tyre nëntë janë të vendosur në mekanizmin CPAP.

Në 24 orët e fundit janë liruar nga spitali 16 persona si të shëruar nga Covid-19. /Gazeta Shneta/