Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 59 pacientë të sëmurë me Covid-19.
Spitali ka njoftuar se 38 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi dhe prej tyre 15 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në këtë spital gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar pesë qytetarë nga koronavirusi.
Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 4 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19. /Gazeta Shneta/