Në Spitalin e Përgjitshëm të Pejës janë 61 pacientë me Covid-19 që po trajtohen.
Prej tyre, 32 pacientë janë me oksigjenoterapi, 12 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientët tjerë janë në gjendje më stabile shkruan GazetaShneta.
Ndërsa, nga stafi shëndetësor kemi 6 mjek, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit Teknik të infektuar me Covid-19./GazetaShneta/