Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 21 pacientë me sëmundjen Covid-19.
Zyrtarët e Spitalit kanë njoftuar se një pacient është në gjendje më të rëndë dhe po trajtohet me respirator.
Me oksigjenoterapi janë duke u trajtuar 14 persona, tre prej të cilëve e kanë gjendjen më të vështirësuar. Ndërkaq vetëm një pacient është shëruar në 24 orët e fundit. /Gazeta Shneta/