Një fëmijë nga Peja kishte gëlltitur një copë arre e cila ia vështirësoi frymëmarrjen për tre ditë rresht.
Prindërit kërkuan ndihmë nga mjekët në Istog dhe në Spitalin e Pejës. Në këtë të fundit prindërve iu ishte thënë shkoni në shtëpi se “mundet me qenë vetëm gërvishtje e lehtë diçka”.
Por prindërit duke e parë rëndimin e gjendjes së fëmijës, kërkojnë ndihmë tek pediatri privat ku i japin inhalim, ndërsa problemi i fëmijës u zgjidh në Klinikën e ORL-së në Prishtinë.
Rastin e ka treguar drejtori i Klinikës Dr. Hajdin Thaqi, i cili ka thënë se arra është hequr përmes bronkoskopisë. Ndiqeni videon e plotë.