Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në tre vjetorin e pandemisë Dr. Krasniqi falënderon infektologët Lindita Berisha e Sali Ahmeti

Lajme 14/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Doktoresha e QKUK-së, Dafina Krasniqi i ka kujtuar dy mjekët që dhanë kontributin e tyre gjatë kohës së pandemisë. Krasniqi në veçanti ka falënderuar doktoreshën Lindita Berisha dhe Sali Ahmeti.

Mes tjerash është shprehur “Sot e përgjithmonë përkulemi për punën tuaj”.

Ajo ka përmendur lodhjen, zhgënjimin e personelit mjekësor duke theksuar se asnjëherë nuk u dorëzuan.

“Tri vite më parë, çdo gjë ishte e re nuk dinim si ta trajtonim këtë virus. Nuk e dinim se cila ishte qasja më e mirë, çfarë mund të bënim për të ndihmuar më mirë pacientët. Numri i orëve të punës që kanë punuar ishte i madh“, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Sot tri vite kur vendi ynë pati rastet e para, ne ndihmë te infektuarve dhe pranë tyre ishin stafi shëndetësor. Përballuan rraskapitjen dhe zhgënjimin, por nuk u dorëzuan asnjëherë.

Personeli shëndetësor i Kosovës është përballuar me emergjenca shëndetësore e qytetare të shpeshta dhe të natyrave të ndryshme, duke treguar gjithmonë profesionalizëm të lartë, punë të palodhshme e përkushtim deri në vetëmohim.

Përgjigja e shëndetësisë kosovare ndaj kësaj pandemie, duke përfshirë tre nivelet e kujdesit shëndetësor ishte një shembull i mirë edhe për vendet me shëndetësi shumë më të organizuar dhe të avancuar. Mjekë, infermierë dhe personel mbështetës shëndetësor treguan profesionalizëm të lartë, gatishmëri për të ofruara shërbime shëndetësore, empati dhe afërsi me pacientët e qytetarët në një përballje me koronavirusin, duke qenë shembulli

Ma i mirë edhe për vendet e tjera.

Tri vite më parë, çdo gjë ishte e re nuk dinim si ta trajtonim këtë virus. Nuk e dinim se cila ishte qasja më e mirë, çfarë mund të bënim për të ndihmuar më mirë pacientët. Numri i orëve të punës që kanë punuar ishte i madh

Për gati tre muaj u larguan nga familja sepse kishin frikë se mund të infektohet e gjithë familja

Suksesi i punës dhe gjithë kësaj është se vepruan si një ekip i bashkuar – ekipi i mjekëve të Kosovës.

Sot e përgjithmonë përkulemi për punën tuaj

Ass.Dr.Linda Berisha.

Prof.Dr.Sali Ahmeti

 

Artikulli paraprakSHSKUK: Menaxhimin e suksesshëm të Covid-19 nga ne, e vlerësoi edhe raporti i progresit i Këshillit të Evropës
Artikulli i rradhës Dreshaj: Urgjent shëndetësia të kthehet në prioritet qeverisës, mjaft më eksperimente

Ju sugjerojmë

Mot i ndryshueshëm gjatë ditës së nesërme

24/03/2023 Lajme

23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 160 raste aktive

24/03/2023 Lajme

Spitali i Pejës dhe Gjakovës përfitojnë 5.5 milionë franga për grupet e margjinalizuara

24/03/2023 Lajme

MSh thotë se barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas

24/03/2023 Lajme

MSh shfuqizon vendimin me të cilin ishte miratuar Lista e re e Barnave Esenciale

24/03/2023 Lajme

Urologu i QKUK-së: MSH promovon shërbimin për të cilin nuk e ka asnjë kontribut

24/03/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.