Zvicra raportoi 822 raste të tjera me koronavirus të dielën, duke e çuar numrin kombëtar në 21.100, sipas Zyrës Federale të Shëndetit të Zvicrës.
Të paktën 559 njerëz kanë vdekur nga virusi tregon CNN, transmeton GazetaShneta.
Autoritetet zvicerane thanë se ka 246 raste për 100,000 banorë.
“Zvicra tani ka një nga incidencat më të larta (246 / 100,000) në Evropë,” thuhet në një deklaratë në faqen e autoriteteve shëndetësore./GazetaShneta/